Grupi i Punës për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese do të mbajë seancë në Qeveri sot në ora 14:30.Grupi i Punës ka 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë ekspertë, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve, Kabinetit të Presidentit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE).