Të shtëna me armë zjarri në fabrikën e Mercedesit në Sindelfingen të Gjermanisë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur rëndë.
Një zëdhënëse e policisë e konfirmoi sulmin për BILD.Punonjësit raportojnë se vendi i krimit është Fabrika 56 e automobilistit, ku prodhohet edhe S-Class.Policia ka marrë thirrje emergjente nga ora 7:45 e mëngjesit. Një forcë speciale rrethoi zonën.
Punonjësit e shpëtimit janë në vendngjarje me një kontigjent të madh duke përfshirë dy helikopterë dhe disa mjekë të urgjencës.
“Një person ka mbetur i vrarë, një i plagosur rëndë. Sfondi është ende i paqartë. Autori u arrestua” tha zëdhënësja e policisë për BILD.