Komuna e Kumanovës ka punësuar 8 maqedonas, të cilët janë paraqitur në konkurs për punësim duke u identifikuar si shqiptarë, transmeton TV21. Si shqiptare është punësuar kandidatja e cila quhet Angjela Jovanovska Nikollovska.Tutje, komuna ka marrë vendim që personin Dragan Zafirovski, gjithashtu ta punësojë si person që identifikohet si shqiptar.Edhe Margica Boshkovska është shprehur identiteti i saj është shqiptare, dhe si rrjedhojë komuna e Kumanovës ka vendosur që ta punësojë në pjesën e paraparë për shqiptrët.