Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me Xhonathan Feiner, zëvendës këshilltar për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të takohet me anëtarët e bordit të Këshillit Atlantik. Si pjesë e agjendës, Kryeministri Kovaçevski dhe Xhejms Rubin, i dërguari special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për të krijuar një partneritet strategjik për të luftuar dezinformimin e cila do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve në lidhje me luftën kundër dezinformatave.
Gjithashtu, janë planifikuar takime me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar si dhe me këshilltarin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Derek Shole.