Vildana Xhemaili në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Zagrebit

Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zagreb të Kroacisë nesër kanë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Këshillim e qytetit të Zagrebit. Në listën e kandidatëve gjendet edhe Vildana Xhemaili, një ekonomiste e shkylqyer me një përvojë të dëshmuar jo vetëm në Maqedoninë  Veriut, por edhe në Kroaci. Ajo falë talentit dhe aftësisë arriti që shumë shpejt të integrohet në sistemin kroat dhe të nis punën si konabiliste në një nga kompanitë më prestigjioze atje. Tania jo ka nevojë për mbështetjen e çdo shqiptare në Zagreb dhe vota juaj në ditën e zgjedhjeve më 7 maj, nesër do të thotë një mbështetje dhe një derë e hapur për të gjithë shqiptarët  e Zagrebit dhe të Kroacisë në përgjithësi.

Ne, zotohemi se do të japim një kontribut të çmuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe pasurimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve

Vildana Xhemaili Nr. 12

E lindur në vitin 1987 në Tetovë të Republikes se Maqedonisë se Veriut ku edhe e përfundoi arsimin e mesem dhe ate universitar pranë Universitetit Shtetëror të Tetoves. Në të njëjtin fakultet fitoi edhe titullin Magjister ne fushen Kontabilitet, financa dhe revizion. Në vitin 2019. e la punën në Tetovë dhe kthehet në Zagreb ku shumë shpejt punesohet si kontabiliste në zyrën e një nga kompanitë më prestigjioze atje .

Të drejtë vote kanë të gjithë shqiptarët me shtetësi kroate dhe me vendbanim në territorin e qytetit të Zagrebit. Prej 50 kandidatëve mund ti votoni/rrethoni 25 kandidatë.

Në listën e pavarur për këshillin bashkiak të Zagrebit figurojnë edhe emrat e shumë shiqptarëve tjerë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *