Hera e parë që ndodh, një shqiptar për deputet në Greqi

Vitet kur shqiptarët në Greqi anatemoheshin duket se kanë kaluar. Këtë e tregon fakti se ata janë bërë faktor i rëndësishëm në ekonominë vendase, shtetformim, por edhe politikë.

Antilian Koxhaj, kandidati për deputet i partisë Syriza në zonën e Pireut, për A2 CNN, u shpreh se ka nisur karrierën politike për të luftuar racizmin.

“Kam ardhur në Greqi në vitin 2000, kur isha shumë i vogël. Në politikë u angazhova me të rinjtë e Syriza. Kam 10 vite në politikë, kam hyrë me qëllim për të luftuar racizmin dhe përjashtimin social”, deklaroi 31-vjeçari.

“Dua që të gjithë të kenë shanse të barabarta. Emigrantët kanë 30 vite në Greqi dhe kanë qenë korrektë me detyrimet ndaj shtetit. Janë pjesë vitale e shoqërisë greke dhe duhet të kenë zë publik”, shtoi Koxhaj.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *