Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se tashmë asgjë dhe askush nuk e ndal dot ndërtimin e autostradave, paguam 117 milion Euro Bechtel-Enkës.
Sipas Grubit, me të njejtin ligj special, me kontratën e njejtë, kompania Bechtel – Enka po ndërton edhe në Serbi ku sot autoritetet shtetërore lëshuan në përdorim një pjesë të autostradës.
Postimi i plotë:
Me të njejtin ligj special, me kontratën e njejtë, kompania Bechtel – Enka po ndërton edhe në Serbi ku sot autoritetet shtetërore lëshuan në përdorim një pjesë të autostradës.
Edhe tek ne u miratua ligji special nga Kuvendi, u negociua kontrata me po të njejtën kompani për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D dhe u nënshkrua, ndërsa tani më Qeveria ka paguar edhe 117 milion euro për paradhënie dhe mobilizim.
Lajmet e rreme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk e ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat.
Varet nga deputetët nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.