Takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami historike

Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të pres në takim presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Me presidenten Osmani biseduam për bashkëpunimet institucionale mes komunave, për lajmin e mirë të liberalizimit të vizave dhe për pranimin e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dy arritje të mëdha për popullin e Kosovës dhe për të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës.

Lidhja jonë me Kosovën nuk është vetëm territoriale por edhe shpirtërore. Të dy luftërat vetëm se kanë bashkuar lidhjen tonë edhe më shumë mes shqiptarëve të të dy vendeve. Komuna e Tetovës po punon në mënyrë aktive dhe të përditshme që rruga Tetovë-Prizren, sa më shpejt të jetësohet dhe për këtë e informova presidenten për aktivitetet që I bën komuna dhe besoj që në të ardhmen kjo rrugë, kjo lidhje të jetë funksionale.

Po ashtu znj. Osmani i theksova edhe planin tonë se një nga rrugët e Tetovës do të mbajë emrin e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Presidenten Osmani e përgëzova për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, të cilat legjitimuan sundimin e ligjit dhe demokracisë në gjithë territorin e Kosovës. Këto zgjedhje u pranuan nga SHBA-të dhe nga vendet evropiane. Ky është një hap tejet i madh për stabilitetin politik në Ballkan.

Me çmimin Çelësi i Qytetit, Tetova tani e tutje është shtëpia e presidentes!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *