Aktivistët mjedisorë mbledhin 650,000 bishta cigaresh në Lisbonë

“Kemi kërkuar nga të gjithë në Portugali që t’i bashkohen këtij projekti, për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes plastike. Ka plastikë të fshehur në bishtat e cigareve dhe shumë njerëz nuk e dinë këtë”, shpjegoi Andreas Noe, një 34-vjeçar gjerman që mori pjesë në këtë iniciativë.

“Një bisht i vogël cigareje është një shembull i mrekullueshëm se si secili prej nesh mund të ndërmarrë veprime, jo vetëm për bishtat e cigareve dhe mbeturinat, por edhe për ndotjen detare dhe, në fund të fundit, për krizën klimatike,” shtoi ai.

Noe u vendos në Portugali gjashtë vjet më parë dhe më pas hoqi dorë nga karriera e tij (ai është një biolog molekular) për t’u fokusuar vetëm në mbrojtjen e mjedisit. Dy vjet më parë ai arriti të mbledhë rreth një milion bishta cigaresh për dy muaj.

“Ne duam t’i japim fund këtij problemi duke i nxitur njerëzit të hedhin bishtat e cigareve në koshin e plehrave, kudo tjetër përveç tokës”, tha David Figueira, një nga pjesëmarrësit në mobilizim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *