Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj

Maturantët tashmë ka nisur përgatitjet intensive për provimet e maturës shtetërore. Më 27 maj do të mbahet provimi i gjuhës amtare ndërkohë më 10 qershor në lëndët matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, filozofi dhe estetikë, varësisht përcaktimit të nxënësve. Ndryshe nga provimet eksterne, ato interne do të zhvillohen pas 13 qershorit që sipas drejtuesve të shkollës profesionale “Cvetna Dimorv” këtë vit për herë të parë do të zhvillohen sipas sistemit modular.

“Sistemi modular nënkupton se nxënësi do të zgjedh paket të lëndëve nga të cilët do të realizojnë provimin përkatës, konkretisht provimin intern. Për lëndën e Biologjisë maturantët kanë mar material të gatshëm, gjithashtu edhe pyetjet për të cilat do ta realizojnë provimin në Qershor”, tha Vullnet Rexhepi, mësimdhënës I Biologjisë.

“Fatmirsisht, me ndihmën e profesorëve të cilët më kanë një përvojë rreth provimit të maturës shtetërore, në muajin prill kemi fillu me ushtrimin e pyetjeve, profesorët na kanë dhënë materiale të gatshme. Të them të drejtën, vështirë nuk e shohim në asnjë aspekt, në asnjë lëndë me vet faktin se profesorët punojnë, nxënësit punojnë dhe ne jemi të bindur se me përkushtim dhe me punë mund të arrihet çdo gjë”, u shpreh një nxënëse.

Ngjashëm mendojnë edhe maturantët e shkollës ekonomike-juridike “Arseni Jovov”. Shpresojnë që pyetjet të jenë përshtatur sipas materialit mësimor të shkurtuar.

“Kishim lajme nga ministria që materiali është shkurtuar mirëpo kjo pritet që të shihet në fund kur ne do të marim pjesë në teste. Detyrën projektuese e kemi punuar, ngelet vetëm per t’u mbrojtur ndërsa sa I përket testeve jemi duke u përgatitur me material”, theksoi një nxënëse tjetër.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *