Konjufca: Kosova nuk e ka obligim formimin e Asociacionit pa njohje de fakto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri më këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.

I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova.

“Nuk e përjashtoj se as ky tjetri [versioni i ri i Asociacionit] nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, deklaroi Konjufca.

Ai tha me tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues sipas tij duhet të shkarkohet.

Më tej Konjufca tha se pret që të sqarohet situata në takimin e 2 majit ku pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *