Escobar në Tiranë, takime me opozitën, përjashton Berishën “non grata”

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar vijoi takimet sot me opozitën.  Fillimisht zyrtari i lartë, mbërriti në zyrat e reja të PD, ku u takua me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhi, Oriola Pampuri dhe kreshnik Çollaku. Më pas Escobar iu drejtua zyrave të Partisë së Lirisë, ku takoi kreun e kësaj force politike Ilir Meta.

Takimet me opozitën nuk përfshinë, kreun e Rithemelimit Sali Berisha, të cilin Amerika  e ka shpallur non grata. Vizita e tij ka në fokus zgjedhjet e 14 majit, gjë që u pohua edhe në njoftimin  e ambasadës amerikane, pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj.

Në njoftim theksohej se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet.

Po ashtu, Escobar takoi edhe ministren e jashtme, Olta Xhaçka, ku u vlerësua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa theksi u vu te forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *