Në Forumin Ekonomik kushtuar forcimit të marrëdhënieve biznesore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë , ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova mbajti fjalim para përfaqësuesve të kompanive të njohura nga të dyja vendet. Në fjalimin e saj ajo trajtoi sfidat në sektorin e mjedisit jetësor dhe se si shteti dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do t’i trajtojnë ato. Zhvillimi drejt zbatimit të Agjendës së Gjelbër, drejt krijimit të ekonomisë qarkore, menaxhimit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura dhe tranzicioni energjetik drejt burimeve të rinovueshme të energjisë janë fusha në të cilat krijohen mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbim përvojash në aplikimin më të mirë të teknologjive të disponueshme.
Me praninë dhe fjalimin e dy presidentëve Stevo Pendarovski dhe Alexander Van der Bellen, Forumi u shënua si ngjarje e nivelit të lartë në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të sektorit të biznesit në të dyja vendet.