Xavi Hernandez është bërë trajner i Barcelonës në nëntor të vitit 2011 dhe po kalon një periudhë të mirë në Camp Nou.
Trajneri spanjoll ka kontratë me gjigantin katalunas deri në verën e vitit 2024, por kontrata e tij pritet të zgjasë edhe më tepër.
Të gjithë në Camp Nou janë të kënaqur me punën e Xavit i cili duket se do ta fitoj këtë vit titullin në La Liga pasi janë 12 pikë para Real Madridit.
Gjithashtu Barcelona e Xavit janë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe kanë fituar ndeshjen e parë duke bërë një hap të madh drejt finales.
“Xavi Hernández do të vazhdojë kontratën me Barcelonën, dhe kjo është çështje kohe”.
“Klubi e ka gati propozimin, Xavi kërkon fokus të plotë në fushë tani. Xavi është duke punuar në mënyrë aktive në planet e ardhshme me bordin, dëshiron titullin e tij të parë në Ligë si trajner dhe më pas do të nënshkruajë”, ka shkruar Fabrizio Romano.