Aksioni për furnizimin me libra të bibliotekave të shkollave të komunës së Tetovës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Sot kryetari Bilall Kasami me ekipin e tij ka qëndruar në shkollën fillore “Skenderbeu” në Poroj dhe Gjimnazin “7 marsi” ku kanë dhuruar libra.
Është hera e parë që bibliotekat e shkollave të komunës furnizohen me libra, dhe kjo si rezultat i punës dhe përkushtimit të kryetarit Kasami. Tashmë bibliotekat kanë një fond të pasur dhe nxënësit e kanë shumë më të lehtë që të pajisen me libra të autorëve shqiptar dhe të huaj.