Kryetari i Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami nënshkroi marrëveshjen e re kolektive së bashku me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të Administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV (UPOZ), z.Trpe Deanoski. Në marrëveshjen e re parashihet bonusi në pagë për suksesin në punë me qëllim shërbimin cilësor dhe efikas ndaj qytetarëve të Tetovës.
Kryetari Kasami edhe njëherë dëshmoi përkushtimin për avancimin e të drejtave të të punësuarve në administratën komunale.