Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot u takua me drejtoreshën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) Michaela Telatin. Në këtë takim u diskutua për dinamikën e realizimit dhe vazhdimit të aktiviteteve të planifikuara për pastrimin e deponisë së vogël (Lot 3) me heksaklorocikloheksan (lindan), si dhe për rrumbullakimin e gjithë procesit të pastrimit të lokacionit, me përfshirjen e Fondit Multi-Partnerial të Mjedisit për OHIS-in, i menaxhuar nga UNOPS-i.
Gjithashtu u diskutua për kornizën kohore reale të realizimit dhe përmbushjes së pritshmërive për vazhdimin e aktiviteteve.
Duke pasur para sysh se bëhet fjalë për një projekt i cili është me prioritet të lartë për vendin tonë, Ministrja Shukova në këtë takim shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet për mobilizimin e fondeve shtesë për përfundimin e procesit të pastrimit të deponisë së vogël dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të financimit për deponinë e madhe në rrethin e OHIS-it.
Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen në fushat prioritare në drejtimt të mbrojtjes së mjedisit.