Manastir: Vdekja e 6-vjeçares ”alarmon” institucionet!

NSPEKTIME TË JASHTËZAKONSHME NË SPITALIN E MANASTIRIT

Dje, një 6-vjeçare, që jeton në fshatin Kravari të Manastirit, kishte ndërruar jetë gjatë kontrollit mjekësor në Spitalin e Manastirit, njofton KlanM.

Për disa ditë 6-vjecarja kishte pasur simptome të ftohjes së lehtë, temperaturë dhe dhimbje në muskuj.

Pas kontrollit nga mjeku kujdestar është dërguar në laborator për analiza të gjakut dhe derisa priteshin rezultatet ajo ka marrë infusion.

Më pas, sic percjell KlanM, situata shëndetësore fillon të përkeqësohet ku janë ftuar mjekë dhe anesteziologë. Nga Spitali i Manastirit kanë konfirmuar se 6-vjecarja ka qëndruar në spital nga ora 10.00 deri 14.00 kur ka ndërruar jetë gjatë reanimacionit në Repartin për kujdes intensiv.

Pasi institucionet kompetente t`i kenë të gjitha detajet për shkaqet e vdekjes së 6-vjeçares në Spitalin Klinik të Manastirit ata do të bëhen publike për opinionin – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, duke u zotuar se në bazë të fakteve duhet të shqiptohen edhe sanksione.

“Kemi biseduar edhe dje edhe sot me Ministrin e Shëndetësisë. Tashmë ka nis mbikqyrja e jashtëzakonshme për rastin që ndodhi në Manastir. Drejtori I Spitalit të Manastirit do të mbërrijë për takim me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, kurse është njoftuar edhe PTHP-ja” – deklaroi Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se pas marjes së informatave të para është vepruar menjëherë.

“Presim epilogun nga shërbimet kompetente. Ende nuk kemi kontaktuar familjen e vajzës. Fillimisht, presim të shohim ku ëhstë gabimi” – tha Fatmir Mexhiti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *