Në cilësinë e drejtorit të departamentit të drejtësisë në kuadër të Lëvizjes Besa së bashku me anëtarin e kryesisë qëndrore Senad Ameti dhe Sekretarin për marrëdhënie me publikun Semir Pajaziti përfaqësuam Lëvizjen Besa në debatin tre ditor të zhvilluar për reformën zgjedhore nën monitorimin e NDI North Macedonia. Në këtë organizim të mirëfilltë si përfqësues të Lëvizjes Besa zhvilluam një debat konstruktiv dhe ofruam zgjidhje konkrete ligjore për reformën zgjedhore ku edhe njëherit dëshmuam se Lëvizja Besa ka kapacitet intelektual dhe qasje serioze për ofrimin e zgjidhjes së problemeve në fusha të caktuara.
Në takimet e formatit të hapur dhe të mbyllur riafirmuam qëndrimin tonë si subjekt politik për pikat si në vijim:
- Duhet që të sillet Kod i ri zgjedhor i cili do të ngërthen në vete të gjitha rekomandimet e OSBE – ODIHR-it e të cilat kanë të bëjnë me saktësinë e listës zgjedhore, rolin e medias në fushatë, financimin e partive politike dhe korigjimin e afatave të ankesave dhe kundërshtimeve;
- Fuqizimi i rolit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjegjësisht shëndrimi i këtij institucionit në trup profesional me anëtar profesionalisht të përgatitur, të paanshëm dhe të pavarur nga çdo faktor politik;
- Aritjen e një konzenzusi politik për gjetjen e një sistemi zgjedhor i cili më së miri do të reflektonte vullnetin e qytetarit dhe çdo subjekt politik do të marrë aq mandate sa ka edhe vota. Në këtë drejtim riafirmuam qëndrimin e subjektit tonë politik për ndarjen e territorit të RMV-së në tri zona zgjedhore me sistemin zgjedhor proporcional;
- Hapjen e diskutimit për implementimin e listave të hapura, ku njëherit shprehëm gatishmërinë tonë për të diskutuar për implementimin e listave të hapura në zgjedhjet lokale për këshilltar komunal dhe në zgjedhje parlamentare;
- Hapjen e diskutimit për ndryshimin e modelit të votimit të diasporës;
- Hapjen e diskutimit për ndarjen e listës së kandidatëve për këshilltar komunal dhe për deputetë në 50 % – 50 % në bazë të gjinisë; dhe
- Formimin e një grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për konsolidimin e kornizës aktuale ligjore dhe rishikimin e mundësisë së sjelljes së Kodit të ri Zgjedhor.
Nga i gjithë ky debat dhe organizim, ku patëm mundësi të shkëmbejmë ide dhe opinione me pjesëtar të subjekteve të tjera politike, sektorit civil, botës akademike, ndjehemi krenar që me insistimin tonë të argumentuar pjesë e konkluzioneve të këtij organizimi u bë edhe hapja e diskutimit për ndryshimin e modelit të diasporës, gjegjësisht që edhe qytetarët tanë që jetojnë jashtë të mundet të votojnë përmes postës ose formës elektronike dhe të njejtët në mënyrë sa më të lehtë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
Shpresojmë që konkluzionet e dalura nga ky organizim do të jetësohen, gjegjësisht partitë politike do të gjejnë konzensus që të njejtat ti inkorporojnë në kornizën aktuale ligjore.