Do të ikim të gjithë në Gjermani’/ Punëtorët shëndetësor tri muaj pa rroga dhe kontrata pune

Puntorët shëndetësor tri muaj pa rroga dhe pa kontrata të revoltuar kanë dërguar letër ministrit të Shëndetësisë duke i bërë thirje sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje, sepse ndryshe do të ikin edhe ata si të tjerët dhe do nga ngelet Maqedonia e Veriut pa mjek, informon Klan M.

Ja letra e plotë integrale e dërguar nga ana e të punësuarve shëndetësor:

I nderuar ministër i Shëndetësisë e të nderuar gazetar

Te nënqmuar e të mërzitur sot jemi detyruar të ftojmë mediumet për të ngritur zerin tone mbi padrejtesine qe po e perjetojme

Jemi të detyruar në këtë kohë ku personeli mjekësor është me se i nevojshëm në shtetin tonë dhe ne jemi haruar në mëshire të fatit dhe se dime se ç’është bërë me ne që kemi qenë në vijën e parë të frontit në kohët më të vështira, në kohen kur u vendos në rrezik shëndeti jonë dhe ne ishim aty duke punuar me pacientë në çdo front e spital . Ishim në pjesëm e ekipit të vaksinimit masiv në Maqedoninë e Veriut, ishim ne nëpër spitale duke punuar natë e ditë me pacientë të sëmure rëndë, jemi ne ato që e zhvillojmë punën në vaksinimin e fëmijëve edhe pse kur jemi pranuar jemi pranuar vetëm në pjesën e patronazhës. Në çdo front ishim dhe jemi ne, por që nga dhjetori s’dime gjë për fatin tonë. Kaluan 3 vite e gjysmë dhe ne punuam vetëm me kontrate pa sigurim shëndetsor me një rrogë minimale 20000 denarshe pa asnjë cent më shumë edhe pse punuam me ndrime natë ,e spitale dhe reparte të ndryshme. U mjaftuam dhe me 20000 den vetëm mos të iknim në Gjermani dhe të linim vendin tonë pa ne, që kemi profesionin më human në botë. Gati 3 muaj punojmë nga 8 ore në ditë pa kontrate dhe pa rroga duke shpresuar se çdo ditë që zbardh të na zgjidhet kjo gjendje por kemi hasur në veshë të shurdhër, askush nuk reagon mbi rrugëtimin tonë, i nderuar minister ,të ikim dhe NE nga këtu apo si do tja bëjmë . Kërkojmë zgjidhje , kërkojme punesimin tonë me një rrogë që  e meritojme mbi rëndësine dhe kontributin e punes tonë sepse pa ne populli do e pësojë se sdo ketë kush të punojë. Për vërtetësinë e fjalëve që shpreha kemi dëshmitare të gjithë personelin mjekësor që punon këtu dhe e dëshmojne punen dhe kontributin tonë. Nëse jo NE, atëhere kush do të punoje ? – thuhet në letrën e tyre. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *