Kasami-Angelov: Shtetasit bullgar do të votojnë në Tetovë

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË BULLGARI MË 2 PRILL

Në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mundshëm të Komunës së Tetovës me komunat bullgare dhe shfrytëzimin e përvojës së tyre në marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Dimitrov, njofton KlanM.

Pas përfundimit të takimit, në profilin zyrtar në Facebook të Komunës së Tetovës, sic percjell KlanM, është njoftuar se një nga temat e takimit ka qenë edhe organizimi i një vendvotimi në Tetovë për shtetasit bullgar që do të donin të votonin në zgjedhjet parlamentare që më 2 Prill mbahen në Bullgari.

“Kryetari Kasami dhe ambasadori Angelov u zotuan që të sigurojnë një zyrë për vendvotim, në mënyrë që qytetarët e komunës së Tetovës që kanë shtetësi bullgare të kenë të drejtën e tyre për të votuar” – thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Në Bullgari, sic njofton KlanM, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të mbahen më 2 prill. Do të jenë këto zgjedhje të parakohshme për të pestën herë në dy vitet e fundit.

Ndryshe, sipas Regjistrimit të vitit 2021, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3.504 persona që janë deklaruar si Bullgarë, njofton KlanM.

Ndërkaq, sipas mediave bullgare, në 15 vitet e fundit 86.566 shtetas të Maqedonisë kanë marrë pasaporta dhe janë bërë shtetas të Bullgarisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *