Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore nesër moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar (mbi 70 km/orë). Lokalisht do të jenë në formë të motit të ligë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM).