Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje trenash në Greqinë veriore të martën në mbrëmje. Dhjetëra persona janë lënduar.
Siç shkruan BBC, në njërin tren ishin rreth 350 persona. Ky tren u përplas me një tren mallrash.
Një nga vagonët thuhet se është shtypur plotësisht si dhe ka marrë flakë.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në vendin e përplasjes afër qytetit të Larisas.
Është aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në Greqi viteve të fundit.