Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për takimin e djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen, dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në “këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit”.
“E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, ka shkruar Rama.