Osmani: Populli ukrainas nuk është i vetëm në betejën për paqe dhe drejtësi

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri Bujar Osmani i dërgoi mesazh popullit ukrainas në shenjë të mbështetjes për guximin dhe vendosmërinë e tij në rezistencën ndaj invazionit ushtarak 12-mujor nga Rusia.

“Drejtuar popullit ukrainas. Ne jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që keni kaluar gjatë 12 muajve të fundit. Ne qëndrojmë në solidaritet me ju. Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira. Kjo mbështetje do të jetë edhe më e fortë kur më në fund do të kthehet paqja. Ky është angazhimi dhe synimi ynë. Nuk jeni vetëm”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Kryesuesi i OSBE-së vizitoi Ukrainën në janar dhe vizitoi disa vende që u prekën rëndë nga veprimet ushtarake. Ai ka zhvilluar takime me popullatën civile dhe një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të pushtetit shtetëror të Ukrainës. Osmani tha se një nga prioritetet kryesore të Kryesimit do të jetë situata në Ukrainë, me fokus të veçantë te njerëzit në terren që janë më të prekur nga agresioni ushtarak – Fjala është për njerëzit!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *