Kryetarin e kanë rrethuar Thaçi, Taravari e Ziadini” – Mexhiti porosi Ahmetit: Nuk ecet para duke i përzënë “melaiqet” tua duke sjellë “shejtanët” e huaj

Njëri nga krerët e “Grupit të zjarrit” dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti ka dërguar një sërë porosish drejt Ali Ahmetit, nga tubimi që ky grup mbajti sonte në Saraj. Siç përcjell Klan Maqedoni, Mexhiti u shpreh i shqetësuar me largimin e menjëhershëm të Ministrit të Ekologjisë në ndryshimet e fundit qeveritare. Ai e sheh si shqetësues faktin e afrimit të partiës së tij me kundërshtarët e deridjeshëm.

“Nuk mund të jemi rehat kur kryetarin e kanë rrethuar Menduh Thaçi, Arben taravari, Ziadini”, tha Mexhiti.

Në fund të fjalimit të tij, mexhiti lëshoi edhe një porosi për kreun e partisë Ali Ahmeti.

“Nuk shkohet përpara duke i përzënë ‘melaiqet’ e tua dhe duke sjellë ‘shejtanët’ e huaj”, përfundoi fjalimin Izet Mexhiti./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *