Alarmi për bomba, zbrazin shkollat

Ndryshe, alarmet e rreme dërgohen që nga tetori I vitit të kaluar dhe targetojnë kryesisht shkolla, por, nuk përjashtohen qendra tregtare, ndërtesa banimi, objekte strategjike, institucione shtetërore e të ngjashme.

MPB-ja thotë se bëhet fjalë për luftë hibride dhe se shumë vështirë është të gjurmohen dërguesit e mesazheve kërcënuese.

Ndërkohë në seancën e së martës të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar një sërë masash për përmirësimin e sistemeve informatike në institucione që do të implementohen në afat sa më të shkurtër në cdo institucion në sektorin publik.

Këto masa vijnë pas një sërë aktivitetesh për koordinim me donatorët dhe aktorët në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim të ndërtimit të rezistencës tek institucionet publike që gjithnjë e më shpesh janë cak i sulmeve kibernetike.

Gjatë muajve të fundit institicione publike dhe Ministri ishin cak i sulmeve kibernetike që kishte paralizuar sistemet. Së fundmi sulmi kibernetik në Fondin për Sigurim Shëndetësor, kishte lënë pa pagat e janarit punonjësit e shëndetësisë në vend.  /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *