Sot vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

uvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.

Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë, ndërsa nuk është mbajtur pasi nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi, si dhe emërimet e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim ALiu, ndërsa për zëvendës ministrat të rinj në Qeveri propozohen Tiron Jajaga i Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq e Drejtësisë, Maja Manovleva e Shëndetësisë, Vjollca Berisha e Bujqësisë dhe Agim Nuhiu i Arsimit dhe Shkencës.

Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *