Siç njoftoi BERZH, vlerësimi për BPV-në e Maqedonisë për vitin 2022 është ulur për 0,2 për qind, ndërsa për këtë vit për 0,3 për qind në krahasim me raportin e fundit nga shtatori i vitit të kaluar.
Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet se rritja e BPV-së vitin e kaluar ishte 3.0 për qind, këtë vit do të jetë 2.2 për qind dhe në vitin 2024 do të arrijë në 3.4 për qind.Krahasuar me raportin dhe vlerësimin e fundit të BERZH-it nga shtatori, rritja e parashikuar e BPV-së për Ballkanin Perëndimor për këtë vit është ulur me 0.8 për qind, si pasojë e kërkesës së dobët të jashtme, inflacionit të lartë dhe kushteve më të shtrënguara financiare