Anis Mehmeti është një emër për t’u mbajtur shënim. 22-vjeçari shqiptar nuk e ndjen aspak ndryshimin e nivelit në Angli, teksa bëhet protagonist që në ndeshjen e tij të parë si titullar me Bristol City-n në Championship. Skuadra angleze ka kaluar në avantazh në minutën e 36 kundër Wigan-it dhe asisti për këtë gol ka ardhur nga këmba e Mehmetit.
Mesfushori me tiparë sulmuese tregon vlerat e tij me një pasim fantastim për Atkinsonin, i më pas e dërgon topin në rrjetë. Vetëm dy paraqitje në Championship dhe regjistron asistin e tij të parë. Një nisje mjaft pozitive e aventurës së re te Bristoli./Sport Ekspres/