Zjarrfikësit e Tetovës, pas shtatë ditësh që ndihmuan qytetarët turk nga tërmeti, janë kthyer mbrëmë në shtëpitë e tyre. Komandanti i NJTKZ Tetovë, Avni Ameti, tha se gjendja në pjesët e prekura nga tërmeti ende është e vështirë. Ai kujton momentin kurrë arritën të shpëtojnë një grua 38 vjeçare nga rrënojat, por sipas tij më e vështira ishte nxjerja e trupave të pa jetë nga rrënojat.
“Qëndruam atje shtatë ditë, u munduam që për çdo moment të shpëtojmë njerëz dhe duhet të dimë se atje situata është shumë e keqe. Bashkërisht kemi punuar që të shpëtojmë jetë njerëzish, siç edhe e dini vetë e kemi shpëtuar një grua 38 vjeçare. Fjalët e para të saj, ishin: ku e kam familjen, por fatkeqësisht të gjithë familjarët e saj kishin ndërruar jetë, dhe ne bashkërisht u munduam që edhe trupat e pa jetë ti nxjerim nga rrënojat” – tha Avni Ameti, Komandat i NJTKZ Tetovë.
Ameti, bëri apel deri të institucionet vendore që sa më shumë të trajnojnë personel për termete, pasi sipas tij vetëm disa zjarrfikës nga Tetova dhe Strumica janë të trajnuar për këto situata.
“Kisha apel deri te institucionet shtetërore, që të marrin seriozisht punën, pasi Maqedonia e Veriut ndodhet në zonën e rrezikut nga tërmetet, duhet investohet më shumë, të trajnohen më shumë, të specializohen në këtë drejtim. Jemi të vetmet ekipe ne, dhe ajo nga Strumica që jemi trajnuar nga Drejtoria për mbrojte dhe shpëtim” – u shpreh Ameti.
Tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë me gjashtë shkurt morri mbi 40 mijë jetë njerëzish, ndërsa shkaktoi edhe mijëra të lënduar.