Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen për të marshuar së bashku.
Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”.
Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala ka thënë se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar.
Ky marsh vjen në ditën kur shënohet 53-vjetori i themelimit të UP-së.