NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe planin evropian

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina ka qëndruar të martën në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Colomina pas takimit me Kurtin dhe komandantin e KFOR-it në një postim në Twitter shkruan se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE dhe planin evropian.

“Më vjen mirë që isha në Prishtina, ku takova kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.

NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara.

NATO, KFOR do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, shkruan Zëvendësndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.

Colomina ka shkruar edhe pas takimit me komandantin Ristuccia, ndërsa thekson se KFOR luan rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit shumë gjeneral Ristuccia për pritjen tuaj të ngrohtë. NATO, KFOR luan një rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në Twitter.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *