Me një gol epërsi (1-0), Milani e ka fituar në San Siro sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.
Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë kur skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.
Një goditje të Theo Hernandez e mbrojti portieri për ta devijuar në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë (7’).
Kur po afrohej fundi i fraksionit të parë, Hernandez ka mundur të reagonte më mirë në ndërtimin e një mundësie rreziku, por pasimi nuk ishte i duhuri.
Në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë nuk pati raste të vërteta rreziku, duke qenë se Rossonerët e mbronin rezultatin, kurse Spursat nuk arrinin t’i krijonin mundësitë e duhura.