Kuvend, opozita kap për fjale Taravarin

Në Kuvend po vazhdon debati për të tretën ditë me radhë mbi propozimet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët. Deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE të cilët janë paraqitur të gjithë për fjalë, në fjalimet e tyre theksin e kanë vendosur tek deklaratat e mëparshme të Taravarit kundër BDI-së dhe LSDM-së. Një debat kishte edhe mes deputetëve shqiptar Halil Snopçe dhe Fadil Zendeli. Ky i fundit pyeti deputetët e ASH-së nëse qëndrojnë akoma në deklaratat e thëna se “nuk koalicionojnë me krimin”. Snopçe iu kundërpërgjigj Zendelit duke deklaruar se ASH-ja qëndron prapa çdo deklarate të thënë, duke akuzuar Lëvizjen Besa se gjatë kohës kur ishte në Qeveri nuk kundërshtoi anulimin e regjistrimit të popullsisë dhe nuk mbështeti Ligjin për Shtetësi. Jo zyrtarisht mësohet se deri të premten Kuvendi do të debaton me ritmin e njëjtë, ndërsa nga dita e hënë do të punohet edhe pas orës 18:00. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *