A po shkrihet Alternativa? BESA e mirëpret !?

Partia Alternativa duket se do kthehet në gjenezën e saj në Lëvizjen Besa pasi ajo e ka të vështirë mbijetesën politike pas zhvillimeve të fundit shkruan Tetovasot.
Partia e Gashit është në një moment delikat pas daljes jo vetëm nga Qeveria,por edhe fraksioneve të brendshme të saj që e thellojnë krizën e ekzistencës së saj.

Në vijë të këtyre zhvillimeve vetë kreu i partisë Afrim Gashi në një emision televiziv ka dhënë shenja për një takim me liderin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami që është partia e vetme opozitare shqiptare transmeton Tetovasot.
Gashi tha se deri tani nuk kemi patur bashkëpunim por për të ardhmen nuk e dij.
Sipas tij mbetet që partia të vendosë pas këtij akti kur ne po mbyllim një kapitull dhe hapim një tjetër,duhet t’a shohim partia në çfarë drejtimi shkon dhe çfarëdo që të vendosë partia unë si kryetar jam i detyruar të hap dyert e bashkëpunimit.
“Personalisht unë nuk ndjehem mirë për atë që ka ndodhur megjithatë në detyrën që kam,në petkun që ma kanë veshur,besimin që ma kanë dhënë bashkëpartiakët e mij,unë jam i detyruar të komunikoj kur ata do vendosin se është mirë për interesin e partisë”thotë Gashi.

Për momentin sipas tij nuk është caktuar ndonjë takim me Kasamin por në të ardhmen do t’a shohim shprehet Gashi.

A mund të vijë deri te bashkimi mes Alternativës dhe Lëvizjes Besa,Gashi ka thënë se gjithçka është e mundur sidomos në politikë.Tetovasot.

https://fb.watch/iHLMrs_MBQ/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *