Kisha nderin që sot të mirëpres në një takim falenderues shpëtimtarët e ekipit të Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, të cilët dje u kthyen nga Turqia. Personalisht i falënderova në emrin e gjithë qytetarëve për ndihmën dhe kontributin e dhënë në shpëtimin e njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi ka shkruar ne Facebook, Bilall Kasami kryetar i Komunës se Tetovës.
NJTKZ me gjithë angazhimin dhe profesionalizmin e tyre ka bërë krenar çdo qytetar të vendit.
Ndjehemi krenar me çdo zjarrfikës të NJTKZ, pasi ata po bëjnë punë fisnike duke u kujdesur për gjithë banorët e qytetit.
Urojmë që fatkeqësitë e tilla të mos përsëriten kurrë!