Mrekullitë në Turqi vazhdojnë të ndodhin, nxirren të gjallë nga rrënojat pas 195 orësh të miturit

Ndërsa ka kaluar një javë pas tërmeteve që tronditën Turqinë e Sirinë më 6 shkurt, lajmet shpresëdhënëse vazhdojnë të vijnë.

Siaps mediave turke mësohet se dy të mitur janë nxjerrë gjallë nga rrënpjat. Ekipet e shpëtimit pas 183 orësh pas tërmetit 7.8 ballë kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e pallati në provincën Hatay një vajzë 10 vjeçare.

Ndërsa, e njëjta mrekulli ka ndodhur edhe Seçkinler ku pas 195 orësh nën rrënoja u nxor gjallë një 17-vjeçar.

Fatkeqësisht i mituri humbu nga tërmeti nënën dhe tre motrat, ndërkohë babai i ishte ndarë nga jeta 11 vite më parë si pasojë e një aksidenti.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *