Tërmeti në Turqi/ Erzin, qyteti i vetëm në provicën më të prekur ku nuk u raportua asnjë i vdekur

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, shkaktoi më shumë se 36,000 të vdekur dhe shkatërrime të panumërta. Provinca Hatay ishte një nga 10 provincat më të goditura nga tërmetet e dyfishta, me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë në Turqinë juglindore.

Por siç raporton CNN Turk, një qytet me 42 mijë banorë në provincën Hatay, Erzin nuk ka raportuar asnjë të vdekur nga shembja e ndërtesave.

Kjo është në kontrast me raportet e mediave të huaja për raportet për ndërtime të parregullta në pjesën tjetër të provincave të goditura nga tërmeti, ku ndërtesat u shembën si kulla letre,  duke varrosur disa njerëz në rrënoja.

Kryetari i bashkisë së “qytetit mrekulli” Erzin, Okes Elmasoglu, foli për CNN Turk.
“Në Erzin, një zonë e provincës Hatay me një popullsi prej 42 mijë banorësh, një nga 10 zonat e prekura nga tërmete, asnjë ndërtesë nuk u shemb, por disa shtëpi u dëmtuan.
“Nuk kemi rrënoja. Nuk kemi të lënduar apo viktima nga tërmeti. Megjithatë, njerëzit tanë në vende si Iskenderun kanë humbur jetën. Erzini është me fat në këtë drejtim.Kryetari i bashkisë së “qytetit mrekulli” Erzin, Okes Elmasoglu, foli për CNN Turk.
“Në Erzin, një zonë e provincës Hatay me një popullsi prej 42 mijë banorësh, një nga 10 zonat e prekura nga tërmete, asnjë ndërtesë nuk u shemb, por disa shtëpi u dëmtuan.
“Nuk kemi rrënoja. Nuk kemi të lënduar apo viktima nga tërmeti. Megjithatë, njerëzit tanë në vende si Iskenderun kanë humbur jetën. Erzini është me fat në këtë drejtim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *