Kreu i ALternativës, Afrim Gashi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të partisë shpalli vendimin për lëshim të shumicës qeveritare. Ky vendim, sipas gashit, është i të gjitha strukturave partiake, përcjell Klan Macedonia.
“Unanimisht, çdo anëtar e përkrah këtë marrëveshje. Gjithashtu gjitha strukturat e degëve e mbështesin këtë vendim. Alternativa është unike”, tha mes tjerash Afrim Gashi.
Gashi megjithatë, bëri të ditur se partia qeë ai drejton do të përkrahë iniciativat proevropiane në Kuvend, duke lënë të kuptohet se do të votojnë edhe për ndryshimet kushtetuese.
“Kam frikë se me këtë veprim që e ka bërë LSDM-ja dhe kjo shumicë është rrezikuar e ardhmja evropiane dhe është rëndë që të arrihet deri tek ndryshimet kushtetuese. Por sidoqoftë, tre votat e Alternativës gjithmonë do të jenë në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Afrim Gashi.