🤝 Futbolli bashkon ⚽️ krerët e komunave Tetovë e Çair ulen bashkë 👏
🔴⚫️Shkëndija dhe Shkupi ⚪️🔵 janë përballur mes veti në kategori të moshave dhe këto takime kanë bërë që përveç fëmijëve mes veti të shoqërohen edhe prindërit. E kur në mesin e ty taboreve rezultojnë të luajnë fëmijët e të parëve të Komunave, atëherë dëshmohet edhe një herë thënia se “futbolli bashkon”. Bilall Kasami dhe Visar Ganiu mund të jenë oponent politik, por kjo nuk vlen jashta fushëveprimit të tyre, pasi të dy janë ulur bashkë për të drekuar së bashku me trajnerët e moshave të Shkëndijës, Bashkim Arifi e Fatih Huseini, pasi paraprakisht djemtë e tyre janë përballur mes veti ne fushën e blertë.
Mikëpritja tetovare është vlerësuar nga kreu i komunës së Çairit dhe ish-trajner e drejtor i FC Shkupit, Visar Ganiu, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë!”