Aleanca Shqiptare u bë pjesë e qeverisë vetëm pak ditë pas bisedimeve që i zhvilloi Taravari me kryeministrin Kovaçevski në emër të integrimeve, por edhe në emër të Posteve që nënkupton privilegje kjo për shumë arsye. E para vetë ASH deklaron se kërkojmë poste që në fakt kanë shumë mjete financiare dhe nuk kanë të bëjnë fare me rrugën e BE-së. Shëndetësia si ministri me një buxhet marramendës dhe shtrirje të gjerë nuk ndodhet në asnjë cope letër Skriningu siç e quajnë zyrtarët, kurse drejtësia pa një gjykatë dhe pa një prokurori është vetëm një dekor qeveritar. Diskursi politik I ASH dhe qëndrimi I Taravarit ka ndryshuar pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe rezultatit në Tetovë. Deklaratat e ASH janë mjaft kontradiktore në pjesën që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe zotimet që ka parashtruar Taravari. Kemi kushtet tona, por do ta mbështesim programin qeveritar të Kovaçevskit ku realisht nuk ka ndonjë pikë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit me gjykatës dhe prokuror të zgjedhur politikisht është e pamundur dhe besoj se Taravari këtë e ka shumë të qartë madje nuk ka insistuar të merr gjykatat ose prokurorinë, por vetëm drejtësinë për të kënaqur Strugën. Një çështje tjetër tek deklaratat e zotimeve ka të bëjë me luftën ndaj elementeve radikal që për opinionin është e pakuptueshme dhe tendencioze, Kush janë elementet radikal, si i klasifikon kjo parti politike, cili është qëllimi i radikalëve dhe si do të luftojnë këtë fenomen. Kjo mund të shpie në inskenime të ndryshme nga ana e pushtetit dhe pasojat do të jenë të rënda. Duhet të bëhet dallimi I “elementit radikal” dhe nacionalizmit. Zotimi tjetër për të përmirësuar standardin ekonomik është vetëm një reklamë para mbylljes së programit do thoshte drejtori I TV. Standardi ekonomik në vend këtë vit nuk ka asnjë mundësi që të përmirësohet sepse çmimet tashmë janë stratosferike dhe të pakontrolluara.
Kuadri
ASH, ka kuadër shumë të përgatitur për të drejtuar dikasteret në qeveri dhe ata do dëshmohen shumë shpejt, por pa dhënë ndonjë plan se si do të dëshmohen. Kemi të dëshmuar në aspekt pozitiv dhe të dëshmuar në kontekst negative
Ministër Krenar Lloga, një emër që është përfolur për skandale në kohën kur në Strugë kryetar ka qenë Zijadin Sela.
Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. Mjek I dalluar, po përvojë menaxheriale.
Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike.
Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, profesoreshë e gjuhës shqipe, poete e cila në programin e Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e projekteve çdo herë ka qenë e privilegjuar. Vetëm dy ditë para se të publikohet emir për zv.ministre ajo ka fituar mbi 5 projekte nga ministria e kulturës. Nga kultura në bujqësi mund të na thotë Taravari se çfarë kuadri është Berisha në bujqësi..
Tiron Jajaga, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, poker për Dibrën.