Kasami:Të ndihmojmë bashkërisht me aq sa kemi mundësi

“Ndihmat mund të jenë materiale që janë shumë të nevojshme por edhe mjete financiare për çka është hapur edhe llogaria humanitare nga ana e këshillit të komunës së Tetovës. Kemi organizuar që pagesa e të jetë përmes bankës pra ku kemi siguruar edhe fletëpagesa të plotësuara gati me çka qytetarët do mund të donojnë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Më nismë të rinisë së qytetit ndihma po grumbullohen edhe në Gostivar. Sheshi i qytetit dhe salla e sporteve janë stërmbushur.

“Filluam mbrëmë përmes një iniciative rinore dhe për pak kohë pritshmëritë tona u tejkaluan. Gjërat e grumbulluara mbrëmë, ne këtu me rreth 100 të rinj kemi filluar t’i organizojmë. Ushqimet i paketojmë veç, ashtu kemi vepruar edhe me rrobat, ngrohëset, gjësendet për fëmijë, për gratë, pra të gjitha këto i kemi ndarë veç e veç. Pastaj ato do ti vendosim në kamion dhe prej këtu direkt i dërgojmë për në Turqi”, theksoi Enes Menga, një nga organizatorët e aksionit.

Dy pikat në Tetovë dhe Gostivar për grumbullim e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri do të jenë të hapura çdo ditë nga ora dhjetë deri në ora tetëmbëdhjetë deri më 20 shkurt.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *