Rritje enorme e përkrahjes ndaj Lëzijes BESA
Forumi i Gruas i BESA-s stërmbush shtëpinë e kulturës në Tetovë

Rritje enorme e përkrahjes ndaj Lëzijes BESA
Forumi i Gruas i BESA-s stërmbush shtëpinë e kulturës në Tetovë

Ashtu si asnjëherë më parë, sot me mijëra gra, të bashkuara rreth një ideali kombëtar e profesional e që quhet LËVIZJA BESA, sot vërshuan qytetin e Tetovës. Shtëpia e kulturës në Tetovë, vërtetë ishte e vogël për numrin e madh të grave, që kishin ardhur në konventën themeluese të Degës rajonale të Forumit të gruas të Lëvizjes BESA në Tetovë.
Interesant është fakti se, në këtë forum, nuk u vërejtën të ardhur nga qytete të tejra, ashtu siç zakonisht jemi mësuar të shohim tek partia në pushtet e cila dita ditës po zvogëlohet dhe po struket në birucën e saj, por, që edhe përkundër këtij zvogëlimi, ajo për të treguar numra fiktiv, në tubimet e fundit, po bartte njerëz të qyteteve të ndryshme, për ti sjellë në tubime, për tu dukur gjoja se numër i madh i përkrahësve.

E gjithë kjo përkrahje masive që po shtohet nga dita në ditë në Lëvizjen BESA, vjen si pasojë e punës me përkushtim për vetëm një vit, që po bëhet nga kreu i kësaj partie në Tetovë Bilall Kasami. Gjë kjo që, së fundmi, po vërtetohet, edhe nga anketat e zhvilluara për punën një vjeçare të Bilall Kasamit në qytetin e Tetovës.

Më këtë dyndje madhështore që sot bënë grat e BESA-s në Tetovë për të treguar unitetin e tyre rreth idealit të palëkundur të Lëvizjes, sot BESA ka dëshmuar edhe një herë për peshën që i jep gruas në shoqërinë tonë, e cila më vite të tëra, rezulton e lënë pas dore në shoqëri.

Nuk mungonte në këtë konventë themeluese as këmbëngulja dhe respekti i këtyre grave nga Lëvizjes BESA por edhe kreut Bilall Kasami, për mundësinë që kjo parti dita ditës gjithnjë e më tepër ia jep femrës në këtë parti, me qëllim që, Lëvizja BESA të ketë atë më të rëndësishmen në radhë të parë, femrën dhe fuqinë e saj prej gruaje, prej nëne, prej burrëreshe e cila, historikisht përgjatë gjitha periudhave ka treguar se pa të një popull nuk ec dot përpara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *