Demerxhiev do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit

Zëvendëskryeministri bullgar përgjegjës për Rendin Publik dhe Sigurinë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev sot e shtunë bë Shkup do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Siç informoi BTA, Demerxhiev, i cili do të shoqërohet nga zëvendësi i tij Vencisllav Katinov, do të bëjë homazhe në varrin e Dellçevit me rastin e 151-vjetorit të lindjes së tij.

Sipas paralajmërimeve, homazhe para varrit të Goce Dellçevit me vendosjen e luleve do të bëjnë edhe presidenti Stevo Pendarovski, një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, një delegacion i Kuvendit, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i shoqëruar nga deputetët Snezhana Kaleska – Vançeva dhe Lupço Prenxhov, si dhe delegacione të institucioneve, partive dhe shoqatave qytetare. Ministria e brendshme e Maqedonisë së Veriut ka kumtuar se janë ndërmarr masat që kjo ngjarje të kaloj pa probleme. Ministria për Punë të Brendshme (MPB) nuk do të lejoj hyrjen në territorin e Maqedonisë personave të cilët nuk do ta respektojnë shtetin dhe popullin, kështu u shpreh në “360 Gradë”, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. I pyetur nëse MPB-ja është e gatshme që dikujt të mos i lejoj hyrjen në vendin tonë, Spasovski thotë: “Po, është e përgatitur që të ndaloj secilin që nuk do të respektoj këtë shtet dhe këtë popull…nëse bëhet fjalë për shënim të përvjetorit, kjo duhet të bëhet me dinjitet, dhe nderi dhe respekti ndaj atij kolosi duhet të jetë nga të gjithë”, deklaroi, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm per emisionin “360 Gradë” ne Alsat..

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *