Transportuesit privatë do të protestojnë para NQP-së

Një pjesë e transportuesve privatë sot nga ora nëntë do të protestojnë para selisë së NQP-së në Autokomandë.

ta do të kërkojnë takim me drejtorin e NQP-së, ndërsa janë në përgatitje të kërkesave për pranim në Qytetin e Shkupit dhe në Qeveri.

Isen Halili nga “Makekspres” në një deklaratë për MIA-n tha se pas takimit të mbajtur nga personat e dy kompanive “Makekspres” dhe “Sloboda preoz” është vendosur që sot të protestohet. Siç ka theksuar ai, e gjithë puna për zgjidhjen e problemit të tyre është duke u vonuar dhe ata janë pa punë dhe kanë shpenzime.

Në muajt e fundit të vitit të kaluar, transportuesit privatë protestuan duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet dhe duke kërkuar pagesën e detyrimeve të mbetura.

Pasi nuk kanë gjetur mirëkuptim me kryetaren e qytetit të Shkupit, kanë kërkuar takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Në ndërkohë, Qyteti i Shkupit ka shpallur dy thirrje publike për transportuesit privatë të autobusëve, për të cilat nuk ka pasur interes.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *