Real Madridi ka barazuar pa gola me Real Sociedadin në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Ishte minuta e 15-të e takimit, kur Vinicius Junior lëshoi një mundësi të artë shënimi.
Los Blancos vazhduan me dominim edhe për pjesën e parë, por nuk ishin konkret para porte.
Në 45 minutat e dytë, Sociedadi u tregua edhe më i ashpër, duke qenë edhe më vigjilent në fazën defanzive.
Edhe pse në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast serioz, dy skuadrat tentuan deri në fund të largoheshin me tri pikë.
Mirëpo, në fund – Real Madridi e Sociedadi u ndanin me nga një pikë, duke shkaktuar zhgënjim te madrilenët në garën për titull.
Pas javës së 19-të, Real Madridi është në vendin e dytë me 42 pikë, pesë më pak se Barcelona, ndërsa në xhiron e 20-të do të përballen me Valencian. /Telegrafi/