Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriperëndimore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 1 deri në 9 gradë celsius.
Edhe në ditët në vazhdim moti pritet të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Nga dita e enjte pritet të ketë reshje lokale të shiut.