Institucionet të përgatitura për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore

Institucionet shtetërore të angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve paralajmëron se janë ndërmarr të gjitha masat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, si dhe drejtori i NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale, Kostadin Acevski,njoftuan të premten se kanë vizituar kapacitetet bazë të autostradave, dhe nga afër kanë inspektuar situatën me të cilën disponojnë Ndërmarrjet Publike në formë të mekanizmiave dimëror me qëllimin përfundimtar të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore në kushte dimërore.
“NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale i kanë vënë në dispozicion të gjitha mekanizmat dhe njëkohësisht është konstatuar se të gjitha ekipet janë në teren dhe trafiku zhvillohet pa pengesa, gjegjësisht qytetarët mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt deri në destinacionin e tyre të dëshiruar”, kanë njoftuar nga Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Transportit ka njoftuar se në gjithësej 38 punkte të NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale në tërë territorin e vendin janë vënë në dispozicion gjithësej 181 kamion dhe 73 mjete për mërëmbajtjen e rrugëve./

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *