Borisov: Përpjekje për kthimin e RMV-së nën ndikimin rus

Ish-Kryeministri dhe Kryetari aktual I partisë bullgare GERB, Bojko Borisov u ka bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t`i nxjerrin para drejtësisë personat që rrahën sekretarin e një klubi bullgar në Ohër. Sipas tij, sic njofton KlanM, ngjarjet e këtilla minojnë përpjekjet e Bullgarisë që t`I afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

Borisovi, sic njofton KlanM, ka thënë se në këtë ngjarje sheh tentative për rikthimin me qëllim të Maqedonië së Veriut nën ndikimin rus dhe se për këtë skenar po punohet aktivisht.

“Në asnjë rast nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në BE dhe NATO”, ka deklaruar Borisov.

Ndërkaq, sic njofton KlanM, Komisioni parlamentar bullgar për politikë të jashtme ka miratuar deklaratë për RMV-në, që do të dërgohet për t`u votuar në seancë plenare, ku dënohen aktet e dhunës ndaj bullgarëve si dhe deklaratat për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike në Shkup.

Gjithashtu shprehet shqetësimi rreth mundësisë që me eskalimin e fushatës antibullgare në Maqedoninë e Veriut të cënohet procesi I futjes së Bullgarëve në Kushtetutë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *